Flash News

KRYESORE

Tentuan të kalonin 36 sirianë me “Sprinter” drejt Kosovës, arrestohen 2 persona në Morinë

Tentuan të kalonin 36 sirianë me “Sprinter” drejt

Dy persona janë arrestuar në Morinë pasi po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës 36 shtetas sirianë. Mësohet se, shtetasit E.P, 33 vjeç dhe M.D, 22 vjeç janë arrestuar në afërsi të Pikës Kufitare ndërsa mbi ta rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Sprinter”.

Operacioni policor nga Policia kufitare, për goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas një pune disaditore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në zbatim të planit të masave, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Sprinter” në kuadrin e të cilit u arrestuan dy shtetas, konkretisht:

P., 33 vjeç, banues në Tiranë.

D., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.

Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të tyre.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të fundit