Flash News

KRYESORE

Tentuan të shkonin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, ndalohen tre të rinj

Tentuan të shkonin drejt Italisë në mënyrë të

Gjatë kontrollit, policia kufitare ka gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania tre shtetas shqiptarë, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë, M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë, B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

Shtetasit e mësipërm janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili. Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Të fundit