Flash News

KRYESORE

Tentuan të vrisnin 33-vjeçarin, arrestohen dy autorët; njëri i dënuar për kultivim droge

Tentuan të vrisnin 33-vjeçarin, arrestohen dy autorët;

Një ditë tentativës së dështuar për vrasjen e 34-vjeçarit Martin Dodaj, banues në Tale, Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar dy autorët e dyshuar.

Në pranga kanë përfunduar Petrit Lleshi, 33 vjeç dhe Zef Boci (Dritan Ndoj). Ngjarja ndodhi dje në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, ndërsa 34-vjecari i plagosur ndodhet në spital.

“Petrit Lleshi, 33 vjeç, banues në Tale – Lezhë (ai ishte arrestuar edhe më datë 18 Gusht 2018, sepse gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën bimë të dyshuara narkotike kanabis sattiva dhe në datë 22 Gusht 2018, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë për të caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

– Dritan Ndoj alias Zef Boci, 39 vjeç, banues në Ishull Shëngjin – Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohen si autorët të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit M.D. 33 vjeç, banues në Tale, ndodhur në Shënkoll ditën e djeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se po punon me Prokurorinë e e Lezhës për të zbuluar arsyet që dy autorët tentuan të vrisnin 34-vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rresikut për jetën.

Të fundit