Flash News

KRYESORE

Tentuan të vrisnin futbollistin shqiptar, policia italiane arreston dy reperat

Policia e shtetit fqinj ka arrestuar dy reperë italianë të cilët akuzohen se kanë tentuar të vrasin futbollistin shqiptar Aldi Shpijati , i cili është i aktivizuar me suadrën Arcentana.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka prangosur 20-vjeçarin Juri Margini dhe Emilio Finizio 36-vjeç, këngëtarë të pëlqyer nga të rinjtë, të cilët madje në mbrëmje do të organizonin një koncert në Torino.

Të dielën e kaluar, 4 shkurt 2018, i riu ishte sulmuar me thikë jo shumë larg një stacioni hekurudhor Scandiano.

I riu shqiptar kishte ndërhyrë për të mbrojtur shokun e tij të cilit i kishin vendosur thikën në fyt. Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.

Të fundit