Flash News

KRYESORE

Teprimi i Ambasadës Amerikane. Dënon dhunën në protestë. 'E merr ana' kur tymueset i bën 'granata'

Teprimi i Ambasadës Amerikane. Dënon dhunën në

Një njoftim i Ambasadës amerikane, ka bërë me dije qëndrimin e 'Rrugës së Elbasanit', në lidhje me protestën e sotme të opozitës. Njoftimi thotë se e dënon me focë dhunën, njeh të drejtën për të protestuar paqësisht etj. Ambasadën 'e merr ana' kur i etiketon tymueset e hedhura në sallën e Kuvendit si 'granata'.

Në mbyllje, Ambasada e sheh përballjen e sotme në Kuvend si frikë të politikanëve nga Reforma në drejtësi.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Të fundit