Flash News

KRYESORE

Ter Stegen flet për Neuer: Flasim së bashku, por jo për temën kryesore

Ter Stegen flet për Neuer: Flasim së bashku, por jo për

Marc-Andre Ter Stegen në një intervistë të fundit ka theksuar se nuk ka asgjë personale me portierin Manuel Neuer, pavarësisht se tenton të jetë ai titullari i Gjermanisë.

Gardiani i Barcelonës do të luajë nga minuta e parë nesër kundër Argjentinës, kurse Neuer të dielën kundër Estonisë.

“Nuk po luftoj kundër Manuelit. Ai e di se media po mbante krahun tim, prandaj kam folur ashtu para pak ditëve. Kemi një marrëdhënie profesionale mes nesh. Bisedojmë shumë së bashku dhe stërvitemi, por problemin e aktivizimit nuk e kemi diskutuar”, ka deklaruar gjermani.

I pyetur për deklaratat e presidentit Uli Hoeness (i doli kundër Federatës për këtë temë), Ter Stegen ka komentuar shkurt se nuk dëshiron të prekë tema të tilla apo të shtojë më shumë nga sa është thënë. Ai e ka mendjen vetëm te futbolli.

Të fundit