Flash News

KRYESORE

Ter Stegen "kërcënon" Realin: Ne duam titullin, mezi presim përballjen

Ter Stegen "kërcënon" Realin: Ne duam titullin, mezi presim

El Clasico e radhës luhet të dielën në mbrëmje në "Santiago Bernabeu". Kjo është ndeshje ndryshe nga të tjerat, edhe pse nuk kemi më duelin Messi-Ronaldo.

Në pritje të sfidës ka folur portieri gjerman Marc-Andre Ter Stegen, i cili në shumë ndeshje Real-Barcelona i ka shpëtuar katalanasit me pritjet e tij spektakolare.

"Fitorja në këtë takim do të ishte gjithçka për ne. Na intereson të ruajmë kreun e renditjes deri në fundin e kampionatit, sepse duam titullin", ka deklaruar ish-gardiani i Borussia M'Gladbach-ut.

"Ndeshja me Real Madridin sjell gjithmonë një ndjesi të veçantë për ne. Presim me padurim të luajmë. Ne duam ta shijojmë dhe të marrim fitoren".

Të fundit