Flash News

KRYESORE

Ter Stegen turpëron Hazard, statistikat e këtij sezoni janë skandaloze për Realin

Ter Stegen turpëron Hazard, statistikat e këtij sezoni janë

Marc-Andre Ter Stegen është padyshim një nga portierët më të mirë në botë. Titullari i Barcelonës përveç pritjeve magjike që bën, luan shumë mirë dhe me këmbë. Ai është pjesë aktive e sulmeve të Barçës dhe këtë e tregoi dhe në mbrëmjen e djeshme.

Ter Stegen dha një asist për Antonie Griezmann për golin e parë në fitoren kundër Mallorcas me rezultatin 5-2. Ai gjeti mjaft mirë francezin pas shpinës së mbrojtjes dhe ndikoi në ecurinë e skuadrës. Sulmuesi nuk gaboi para portës kundërshtare.

Gjermani nuk e kishte për herë të parë asistin këtë sezon, pasi ka pasuar dhe për Suarezin në ndeshjen kundër Getafes. Statistika interesante? Ter Stegen ka dy asist, ndërsa Eden Hazard i Realit ka vetëm 1.

 

Të fundit