Flash News

KRYESORE

Terapia me plazmën e gjakut kundër COVID, Tritan Shehu: Shqipëria nuk disponon asnjë pajisje speciale për këtë metodë

Terapia me plazmën e gjakut kundër COVID, Tritan Shehu: Shqipëria

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar së fundmi pas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë për aplikimin e terapisë me plazmën e gjakut kundër COVID.

Nëpërmjet një reagimi në Fcebook, Shehu thekson se Qendra Kombëtare e Gjakut nuk disponon pajisje speciale për terapinë me plazëm për të sëmurët me koronavirus.

Më tej ai shkruan se përdoret teknologjia  e vjetër për nxjerrjen e plazmës nga gjaku total që, sipas ish-deputetit, nuk është e këshillueshme sepse sasitë e siguruara të saj janë disa herë më të vogla se sa do të siguroheshin me pajisje speciale.

Shehu gjithashtu ka bërë thirrje që qeveria të kërkojë mbështetje nga Itali për aplikimin e kësaj metode, pasi fqinji jonë ka një eksperiencë infrastrukture të pasur në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

Plazma imune Covid-mos u mburrni, po perdorni teknologji te vjeter!

Sepse te tille e keni katandisur nivelin e sistemit tone shendetesor!

Perdorimi i plazmes te pasur ne antitrupa te ndryshme eshte nje metode e njohur dhe e perdorur prej kohesh jashte Covid dhe qe aplikohet prej muajsh edhe per kete infeksion me disa rezultate pozitive.

Fatkeqesisht Qendra jone Kombetare e Gjakut, e lene prej vitesh ne harrese nuk disponon as dhe nje pajisje speciale per kete qellim, qe eshte ajo Aferesis produktive.

Metoda e vjeter, qe perdoret sot ne ate qender e nxjerrjes se plazmes nga gjaku total nuk eshte e keshillueshme edhe sepse sasite e siguruara te saj jane disa here me te vogla se me “Aferesis”, me pamundesi per tu riperseritur procedura me te njejtin donator.

Edhe ne muajt e fundit, kur cdo gje duhej te pregatitej per t’i bere balle kesaj pandemie e komplikacioneve te saj, askush nuk kerkoi te permiresoje teknologjine ne ate Qender, duke e lene ate ashtu si i gjithe sistemi, larg standarteve europiane.

Pra sot kur po ballafaqohemi me braktisjen e sistemit shendetesor mos “hidhni fishezjarre”, nuk impresiononi njeri, se pari jipni llogari!

Sepse ne keto dite ne duhet te kishim pervec “Aferesis” etj dhe mundesi laboratorike per te realizuar per kete qellim jo vetem matjen e IgG totale, por edhe “neutralizuese” si ne Europen ku duam te shkojme.

Italia tashme ka nje eksperience e infrastrukture te pasur ne kete drejtim, pse hezitoni, kerkoni mbeshtetjen e saj te gjere, pavaresisht frikes suaj nga transparenca.

Të fundit