Flash News

KRYESORE

Tërheqin me mijëra turistë, por Saranda dhe Durrësi kanë furnizimin më të dobët me ujë

Tërheqin me mijëra turistë, por Saranda dhe Durrësi

Në sens të kundërt me çfarë duhet të ishte, Durrësi dhe Saranda kishin furnizimin më të ulët me ujë këtë vit. Një raport për Shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve për vitin 2017 tregoi se Zhvillimi i turizmit në zonën e bregdetit kërkon më shumë disponueshmëri të ujit të pijshëm, sidomos në verë kur kërkesa rritet edhe nga konsumatorët tjerë, por infrastruktura nuk mundëson furnizimin e mjaftueshëm me ujë edhe pengon zhvillimin turistik.

Një shembull është qyteti bregdetar i Durrësit (qyteti i dytë më i madh në Shqipëri me kapacitetin më të madh të akomodimit për turistët) ku uji është në dispozicion vetëm një herë në dy ditë për jo më shumë se disa orë.

Situata është e ngjashme në qytete të tjera që kanë shumë turizëm, p.sh. në Sarandë, Vlorë dhe Pogradec.

Një raport i vitit 2017 tregoi se problemet mbeten të njëjta edhe këtë vit. Durrësi dhe Saranda ishin qytetet me mesataren më të ulët të furnizimit me ujë, raporton Monitor.

Ekspertët e Këshillit Kombëtar të Ujit pohojnë se ngjarjet ekstreme të motit, përfshi këtu edhe përmbytjet, mund të dëmtojë infrastrukturën dhe të sjellin ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe shërbimeve të higjienës në zonat tashmë problematike. Thatësira dhe temperaturat e larta do të rrisin kërkesën për ujë të pijshëm dhe disponueshmëria burimeve ujore është me shumë gjasa në rënie, kërkojnë më shumë vëmendje për qytet turistike që aktualisht vuajnë pasoja të rënda të furnizimit me ujë.

Disa puse te ujit të pijshëm parashikohet të thahen, ndërsa ato që do të mbeten do të shfrytëzohen akoma më shumë, çka mund të sjellin pasoja shtesë.

Të fundit