Flash News

KRYESORE

Tërheqja e dy deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet Kushtetuese, Topollaj sqaron: S’ka vlerë ligjore

Deputetët e opozitës parlamentare, përfaqësues të Ballit Kombëtar, hoqën dorë nga kërkesat e tyre referuar ndryshimeve në Kushtetutë.

Lajmi u njoftua nga vetë Artur Roshi. Roshi u shpreh se ai dhe Besnik Troplini kanë tërhequr firmën nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë duke theksuar se: “ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashikon se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit.”

Nga ana tjetër, anëtari i këshillit bashkiak të kryeqytetit, njëkohësisht i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike Fabian Topollaj thotë se tërheqja e firmës së dy deputetëve  nga kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë nuk ka asnjë vlerë ligjore sepse procedura ka nisur tashmë.

"Kjo tërheqja e firmës me frikën se mos ndryshimi i Kushtetutës bëhet keq, jo vetëm ska asnjë vlerë ligjore sepse procedura për ndryshimin e saj ka nisur tashmë, por është njësoj sikur njeriu të heqi dorë nga seksi prej frikës se mos e zë Sida", shkruan Fabian Topollaj.

Të fundit