Flash News

KRYESORE

Tërheqja e kandidatit të PSD në Vlorë dhe bashkimi me PS, Berisha thumbon Ramën: Sakrificë e kotë, mbetesh jashtë parlamentit si Ramiz Alia në ‘91

Tërheqja e kandidatit të PSD në Vlorë dhe bashkimi me PS,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas tëheqjes nga gara të Leonard Beqirit si kandidat për deputet i PSD dhe bashkimit të tij me PS.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Berisha shkruan se tërheqja e Beqirajt ishte si rrufe në qiell të hapur që të rrisë shanset për kryeministrin Rama i cili është i gjashti në listën e PS. POr sipas Berishës pavarsisht sakrifikimit Rama sërish është i pashpresë dhe do të mbetet jashtë parlamentit.

Statusi i Berishës:

Te dashur miq, dje pas tratativash intensive, ne nje akt kurbani per Edi Ramen, Leonard Beqiri papritmas dha doreheqjen si kandidat per deputet i PSD. Kjo doreheqje, qe ra si rrufe ne qiell te hapur, ka vetem nje qellim; rritjen sado pak te shanseve per Edi Ramen, i gjashti ne listen e PS, per te marre mandatin e deputetit.

Ne te vertet, me gjithe vetesakrifikimin e Beqirit, Rama prap se prap duket i pashprese pasi ne tre polle paralele, ate te PD, LSI dhe vet pollin e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashte parlamentit njelloj si Ramiz Alia ne vitin 1991! sb

 

 

Të fundit