Flash News

KRYESORE

Tërheqja e Llallës, ambasadori Lu: Ata që kanë frikë nga vetting-u, të kenë frikë edhe nga hetimet penale

Tërheqja e Llallës, ambasadori Lu: Ata që kanë frikë

Ambasadori amerikan Donald Lu ka komentuar vendimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit.

I kontaktuar nga News 24, duke e konsideruar këtë si një akt individual, ambasadori Lu thotë se spastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit është një arritje.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar e të paaftë, është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”, tha ambasadori Lu.

I pyetur nëse pas tërheqjes nga sistemi do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vetting-ut, kryediplomati amerikan thekson se “tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”.

Të fundit