Flash News

KRYESORE

Tërheqja e ndërkombëtarëve? Mustafaj: Pse po shtohet presioni i tyre ndaj qeverisë

Tërheqja e ndërkombëtarëve? Mustafaj: Pse po shtohet

Analisti dhe ish-diplomati Besnik Mustafaj, i ftuar në emisionin  “Kjo javë” në News 24 u pyet për tërheqjen e ndërkombëtarëve së ushtruari presion ndaj opozitës.

Sipas Mustafaj, nuk mund të pritej, nuk kishte arsye metodologjike që aktorët ndërkombëtarë të mbështesin dorëheqjen nga mandate. Por, tashmë presioni i ndërkombëtarëve po shtohet ndaj qeverisë sepse, sipas Mustafaj, zgjidhja në të tilla raste pritet të vijë nga qeveria.

Kjo do të vazhdojë. Në asnjë rast asnjë diplomat nuk thotë “bën mirë që dorëzuan mandatet”. Sepse alternativat shfaqen në Parlament në radhë të parë. Ajo që shoh në evolucionin e ndërkombëtarëve, tani ka një proporcionim edhe mbi qeverinë dhe jo vetëm mbi opozitës. Qeverisë i kërkon të bëjë lëshime, të futet në dialog dhe të gjendet zgjidhje. Presioni ndërkombëtar do të shtohet mbi qeverinë  në mënyrë që të arrihet një zgjidhje. Në të tilla raste, zgjidhja pritet të vijë nga qeveria”, tha Mustafaj.

Të fundit