Flash News

KRYESORE

Tërheqja e parë nga mazhoranca: Dialog me opozitën në këmbim të zgjedhjeve të parakoshme

Tërheqja e parë nga mazhoranca: Dialog me opozitën në

Deputetje e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi është shprehur se mazhoranca është gati t’i jap fund krizës politike që ka përfshirë vendin. Në studion e lajmeve në Abc News, përmes një gjuhe të kujdesshme dhe të menduar mirë, Ekonomi la të hapur mundësinë zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme, me kushtin që opozita të ulet të diskutojë me ta.

“Ne do vazhdojmë jetën parlamentare dhe do të punojmë për zgjedhjet vendore. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme është një proces politik, i cili nuk mund të jetë i thjeshtë si kjo bisedë që bëjmë ne të dyja tani. Por është një proces që patjetër duhet të ulen dhe dialogojnë. Atë gjë që Rama i thotë gjithmonë PD-së, të shtrij dorën për dialog. Është një proces dialogimi dhe nuk mund të jetë një proces në distancë komunikimi dhe nuk mund të jetë një proces ku nuk ka dialog të vërtetë”, sqaroi Ekonomi.

Opozita e bashkuar kërkon krijimin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën në krye dhe me kabinet të gjithë pranuar. Që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të fundit