Flash News

KRYESORE

Tërheqja e Ramës ndaj padisë për ‘Bild’, flet Peter Tiede: Do të doja të përballesha, kam regjistrime video

Tërheqja e Ramës ndaj padisë për ‘Bild’, flet

Peter Tiede, gazetari që publikoi audio-pergjime në gazetën gjermane ‘Bild’ ku shfaqeshin zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste që flisnin për votat, foli për herë të parë pas lajmit se kryeministri Rama ka tërhequr padinë ndaj gazetës ku ai punon. Në emisionin “Krasta Show” në “Syri Tv”, Tiede u shpreh se i qëdron atyre që ka publikuar dhe nuk tërhiqen. “Për ne nuk ka asnjë arsye që të tërheqim ndonjë gjë nga ato që kemi publikuar. Ne qëndrojmë pas atyre".

Peter Tiede shtoi më tej se ka qenë në Shqipëri, vizita për të cilat sipas tij qeveria nuk i di ndërsa shton se do të rikthehet përsëri sapo të hapen kufijtë. “Ka disa vizita që qeveria shqiptare nuk është e informuar. Kam kontakte të ngushta me miqtë e mi shqiptarë dhe me funksionarë të lartë që janë detyruar të arrsatisen nga Shqipëria. Për momentin udhëtimet janë të ndaluara. Sapo të rinisin do të vijë sërish", tha Tiede.

Duke folur për padinë, Peter Tiede deklaroi se Rama e kishte e paditur gazetën ‘Bild’ në Frankfurt, ndërsa tani ajo padi nuk ekziston më. “Zoti Rama më ka paditur në Frankfurt. Jam informuar që kjo padi nuk ekziston më. Kemi pasur shumë intervista me shumë dëshmitarë dhe mesa di unë, zyrtarisht nuk kam informacione, por padia nuk ekziston më", tha gazetari gjerman.

I pyetur nga Adi Krasta nëse e priste me kërshëri një përballje gjyqësore me Ramën, Tiede u shpreh: "Do kisha dëshirë që të shkonte në një përballje publike, për më tepër që kishim dëshmitarë të rinj, regjistrime video dhe jam i trishtuar që nuk do kemi një proces gjyqësor", tha Tiede.

Të fundit