Flash News

KRYESORE

Tërheqja e Veliajt dhe Ramës për Teatrin, Pollo: Si rrallëherë reagimi shoqëror zbythi banditët

Tërheqja e Veliajt dhe Ramës për Teatrin, Pollo: Si

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, e konsideron fitore të së drejtës, tërheqjen e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar godinën e Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me palën private.

"Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme europiane i ndali barbarët e i zbythi banditët", thekson Pollo.

Në një postim në Facebook, Pollo shkruan se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nuk grabitën dot trojet publike.

Ai argumenton se një teatër i ri mund të ndërtohet në një vend tjetër në kryeqytet, duke ruajtur teatrin e vjetër.

“Fitore e së Drejtës

Rama e Veliaj si dhe pas tyre Fusha shpk nuk grabitën dot trojet publike në zemër të Tiranës. Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme europiane i ndali barbarët e i zbythi banditët.

Uroj që ata të mos të laçkaviten me idetë e shembjes së kompleksit historik të teatrit. Sërish do të ndalen e zbythen.

Një teatër i ri e modern mund të ndërtohet gjetiu në Tiranë. Megjithëse kjo nuk më duket prioritet për barbarët/banditët”, shkruan Pollo.

Të fundit