Flash News

KRYESORE

Tërheqja nga debatet e politikanëve dhe gjuha e Ramës, Leskaj kritika ndaj moderatorëve dhe ish-kolegëve

Tërheqja nga debatet e politikanëve dhe gjuha e Ramës, Leskaj

Ish-politikania Valentina Leskaj, e ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, e qetë dhe e kujdesshme në komunikim, ka kritikuar gazetarët dhe politikanët sa i përket debateve politike të krijuara apo tërheqjen e politikanëve ndaj tyre.

Leskaj u shpreh se sot është problematike fakti që debatet nuk bëhen rreth çëshjeve të rëndësishme, por që ka debate me gjuhë urrejtje, shpesh të nxitura nga moderatorët e emisioneve.

“Gazetarët kanë thënë “zihuni pak” për audiencën, por ne nuk mund të biem në këtë grackë sepse kontibuojmë negativisht në gjuhën e urrejtjes. Nëse debatët nuk peshojnë nga argumenti, por nga agresiviteti do të thoja se janë pa bukë. Dhe e ndajnë shoqërinë në llogore deri te fëmijët e shkollave”, tha Leskaj para gazetares Sonila Meço.

Ndërsa e pyetur për gjuhën e Ramës ndaj gazetarëve, Leskaj tha: "Unë nuk jam ai person që pëlqej gjuhën që është e papërshtatshme. Jam për një tjetër qasje, por është një kontribut i dyanshëm. Ka hyrë media, politika, sepse këtu mendojnë se sa më shumë të bërtasësh aq më i fortë je".

Pjesë nga biseda:

Meço: Tani që  jeni jashtë jeni më e qetë për të folur dhe nuk keni nevojë për të marrë leje siç më ndodh me përfaqësues të tjerë politikë në këtë periudhë të vështirë.

Leskaj: Në fakt, më fal që të ndërpres, për hir të së vërtetës nuk është se kam marrë shumë leje dhe më parë. edhe dua ta them që kam thënë dhe jo kur kam gjykuar që nuk duhet ta bëj.

Meço: Do ta bëje dhe tani  nëse do ishe në PS?

Leskaj: Patjetër që do ta bëja.

Meço: Ju duket normale vendimi që është marrë? Ju e shhni se nuk ka më përballje.

Leskaj: Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një palë. Sepse në fund të fundit secili kur shkon në debat ka një zgjedhje. Ka patur raste që kam refuzuar debatin dhe kjo është zgjedhje personale, jo se më ka detyruar partia. Më ka ndodhur të shkëputem nga një emision dhe i madh.

Për fat të keq gjithmonë e më pak në televizione bëhen debate që vërtiten rreth çëshjeve. Më shumë debatet vërtiten rreth emrave. Mendoj se nuk është çështja që i bën dëm vetëm individit, por edhe vendit. Kush është modeli që ofrojmë me këtë lloj debatesh? Dua të ndalem te gjuha e urrejtjes.

Gazetarët kanë thënë “zihuni pak” për audiencën, por ne nuk mund të biem në këtë grackë sepse kontibuojmë negativisht në gjuhën e urrejtjes. Nëse debatët nuk peshojnë nga argumenti, por nga agresiviteti do të thoja se janë pa bukë. Dhe e ndajnë shoqërinë në llogore deri te fëmijët e shkolave.

Meço: Gjuha e kryeministrit me “kazanë”?

Leskaj: Unë nuk jam ai person që pëlqej gjuhën që është e papërshtatshme. Jam për një tjetër qasje, por është një kontribut i dyanshëm. Ka hyrë media, politika, sepse këtu mendojnë se sa më shumë të bërtasësh aq më i fortë je.

Të fundit