Flash News

KRYESORE

Tërheqja nga ndryshimet kushtetuese, Mediu: Deputetët e opozitës së re nuk e dinë se çfarë kanë firmosur; PS ‘vjedh’ vota nga e djathta

Tërheqja nga ndryshimet kushtetuese, Mediu: Deputetët e opozitës

Opozita parlamentare është përçarë në lidhje me dokumentin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me pragun elektoral dhe koalicionet parazgjedhore.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘Neës24’, kreu i PR, Fatmir Mediu u ndal tek tërheqja e disa deputetëve nga kërkesa për këto ndryshime. Mediu tha se ata kanë firmosur diçka të hartuar nga Partia Socialiste. Ai akuzoi PS se po vjedh vota nga e djathta.

“Tërheqja e disa deputetëve nga kërkesat? Ata nuk e dinë dhe nuk e kuptojnë se çfarë kanë firmosur. Kanë firmosur diçka që ka qenë prej kohësh, e hartuar nga Partia Socialiste. Kjo do të thotë që PS vjedh vota të djathta. Mendoj se ndoshta ia vlente që dolëm nga parlamenti si opozitë, por problemi ishte se u futën disa individë që nuk duhet të hynin në Kuvend”, tha Mediu.

Të fundit