Flash News

KRYESORE

“Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë”, ish-ministri: Ja ku janë sot komunistët e Rilindur!

“Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i

Ish-ministri Ylli Manjani i cilëson zhvillimet rreth protestave të banorëve të ‘Astirit’ të ngjashme me ato të viteve ’90.

“Këto skena i kishim harruar që nga viti 1990, kur pushteti komunist arrestonte e keqtrajtonte te rinj vetëm pse dilnin në demonstratë’, shkruan Manjani, ndërsa komenton qëndrimin e pushtetit ndaj protestuesve.

Reagimi:

Tërheqje zvarrë; arrestim të miturish; dështim i gruas shtatzënë; keqtrajtim dhe dhunë fizike në komisariat; përveç rrëmbimit pa shpërblim të pronës private...

Duhet më për të kuptuar se në ç’shtet jetojmë?!

Qartësisht në një shtet anëtarë të Këshillit të Europës dhe të NATOs, jo!

Këto skena i kishim harruar që nga viti 1990, kur pushteti komunist arrestonte e keqtrajtonte te rinj vetëm pse dilnin në demonstratë.

Edhe atëherë, si sot, çirreshin zëdhënësit me shprehjen: keto janë protesta politike...

Ja ku janë sot komunistët e Rilindur!

Të fundit