Flash News

KRYESORE

“Tërhiq njohjen e Kosovës”, Haradinaj dënon kërkesën e kryeministres serbe për Ramën

“Tërhiq njohjen e Kosovës”, Haradinaj dënon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dënoi letrën e homologes së tij serbe, Ana Brnabiç, dërguar shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Në letër, Brnabiç i kërkon Ramës që të tërheqë njohjen e Pavarësisë së Kosovës. “Sa i përket taksës, ajo është e drejtë e jona pasi në mbrojmë sigurinë tonë kombëtare. Kryeministrja e Serbisë vazhdon të dërgojë letra për qeveri të ndryshme. Nuk ka pasur turp t’i dërgojë një letër edhe Edi Ramës për të tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Derisa Serbia ka të tilla qasjesh, atëherë kuptohet pse ne veprojmë kështu”, u shpreh Haradinaj.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria shqiptare, lidhur me kërkesën e palës serbe.

Të fundit