Flash News

KRYESORE

Tërhiqen ndërkombëtarët në Prishtinë dhe i hapin rrugë Vetëvendosjes: Do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht

Tërhiqen ndërkombëtarët në Prishtinë dhe i hapin

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, thanë sot se do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosovës në agjendën evropiane për reformë dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Kosovës.

Në një komunikatë të përbashkët të këtyre ambasadave thuhet se " ashtu siç e kemi bërë të qartë vazhdimisht - qytetarët e Kosovës janë ata që zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm këta përfaqësues janë përgjegjës për krijimin e një qeverie të re në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Ne do të punojmë me çdo qeveri të formuar ligjërisht dhe që respekton përkushtimet e Kosovës, agjendën evropiane për reformë dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Kosovës”,thuhet në komunikatën e tyre.

Ata u bëjnë gjithashtu thirrje partive politike që e formojnë qeverinë e ardhshme që të kenë përparësi të punës sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në mënyrë që të tërheqin investimet për krijimin e vendeve të punës dhe për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Kjo deklaratë e ambasadave të huaja konsiderohet si tërheqje ndaj refuzimit të Lëvizjes Vetetëvendosje, parti që nuk është preferuar asnjëherë nga të huajt, për shkak të veprimeve radikale ka kryer gjatë vitve.

Që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve një javë më parë, partitë politike janë duke bërë përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për të formuar qeverinë.

Parlamenti i ri duhet të mblidhet deri më 8 gusht, ndërsa ende nuk është e qartë se si mund të duket qeveria e re, meqë koalicioni fitues nuk i ka votat e mjaftueshme për themelimin e saj.

Të fundit