Flash News

KRYESORE

Tërhiqen Rumania dhe Qipro, ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Do marrin pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Tërhiqen Rumania dhe Qipro, ministrja e Jashtme e Bullgarisë: Do

Rumania dhe Qipro janë tërhequr nga vendimi jo-zyrtar për të bojkotuar samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, për shkak se aty do të marrë pjesë edhe Kosova, shtet që nuk njihet prej tyre.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva ka deklaruar se të gjithë krerët e shteteve anëtare të BE-së, përveç kryeministrit të Spanjës, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samit. Gjatë një interviste televizive, Zaharieva theksoi se kundërshtitë mbi përfaqësimin e Kosovës janë çështje protokollare që do të zgjidhen, por mohoi që Rumania dhe Qipro të kenë marrë vendimin për bojkot.

Ajo konfirmoi gjithashtu se kryeministri spanjoll do të marrë pjesë takimin e Bashkimit Europian, por nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në samitin me Ballkanin Perëndimor.

Të fundit