Flash News

KRYESORE

Tërhiqet kompania e shërbimit të mbikqyrjes elektronike, nis puna për kolaudimin e byzylykëve

Tërhiqet kompania e shërbimit të mbikqyrjes elektronike, nis puna

Përfaqësues të kompanisë së shërbimit të mbikqyrjes elektronike janë paraqitur sot në ministrinë e Drejtësisë dhe kanë nisur punën për kolaudimin e byzylykëve të sigurisë së të dënuarve.

Bëhet e ditur se në orën 14: 30 në ambientet e Ministrisë, u paraqitën përfaqësuesit e kompanisë private që ofron shërbimin e mbikqyrjes elektronike ku u dorëzuan pajisjet si dhe lejuan grupin e punës së ministrisë së drejtësisë që të bëjë kolaudimin e paisjeve, proces që do të realizohet së bashku me ekspertët e kompanisë.

Për shkak të kompleksitetit të procesit është kërkuar bashkëpunimi dhe ndihma e agjencisë kombëtare të shoqërisë së informacionit, për të mbikqyrur procesin.

Në përfundim të kolaudimit, ministria e drejtëisë do të realizojë marrjen në dorëzim të këtyre pajisjeve, me qëllim garantimin e zbatimit të kontratës dhe realizimit të procesit të mbikqyrjes elektronike sipas ligjit.

Për të mos penguar funksionimin e shërbimit, kolaudimi i paisjeve do të jetë i pandërprerë. në këtë mënyrë duket se do të mbyllet dhe debati mbi 300 byzylykët për sigurinë elektronike të të dënuarve në Shqipëri.

 

Të fundit