Flash News

KRYESORE

Tërhiqet nga gara kandidati për deputet i Partisë Demokratike

Tërhiqet nga gara kandidati për deputet i Partisë Demokratike

Sazan Guri, kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit është tërhequr.

Lajmin e bën të ditur vetë Guri përmes një statusi në rrjetet sociale ku njofton se ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga kara e 25 qershorit.

Statusi i Gurit:

Miq dhe dashamires,

Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s'keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes. Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s'mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare ! 

Me respekt 

Sazan Guri

Të fundit