Flash News

KRYESORE

Tërhiqet nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman. A u mposht Skënder Bruçaj nga presioni i Turqisë?

Tërhiqet nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman. A u mposht

Nesër do të organizohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ndërkohë, kryetari aktual, Skënder Bruçaj njofton se është tërhequr nga gara.

Bruçaj ka luajtur një rol konsensual në drejtim të KMSH-së, ndërkohë që kundërshtimet më të mëdha i ka patur nga politika, dhe veçanërisht nga shtete të tjera, siç është rasti i Turqisë. Për Ankaranë, Skënder Bruçaj është përfaqësues i Lëvizjes Gylen në Shqipëri dhe disa herë ka bërë thirrje që të largohet nga drejtimi i KMSH-së.

Tashmë, kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës; Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjes.

Zgjedhjet në Komunitetin Mysliman; miku i Erion Veliajt përballë ‘armikut’ të Erdoganit

Të fundit