Flash News

KRYESORE

Tërhiqet partia që u regjistrua në KQZ: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

Bashkimi Demokrat Shqiptar ishte mes partive që u regjistuan dje në KQZ për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit së bashku me 34 parti të tjera. Megjithatë, sot PBD-ja ka bërë kërkesë për tu  ç'regjistruar, nisur nga situata politike në vend. Në kërkesën e firmosur nga kryetari Ylber Valteri theksohet se organizimi i zgjedhjeve pa opozitën janë të dëmshme për vendin dhe interest e qytetarëve shqiptarë.

“Vullneti i PBD është që zgjedhjet duhet të realizohen me pjesëmarrjen e opozitës dhe se në kushtet e mosregjistrimit nga partitë kryesore të opozitës, zgjedhjet do të konsideroheshin farsë dhe të dëmshme për Shqipërinë dhe interesat e qytetarëve shqiptarë”, shkruan kryetari i Partisë Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri në kërkesën drejtuar KQZ për çregjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Partia Demokratike firmosi dje marrëveshje koalicioni me disa parti opozitare, si: LSI, PR, LZHK e të tjerë në një kohë që ‘porta’ mbetet e hapur edhe për subjekte të tjera politike, ku mes tyre mund të jetë edhe PBD-ja.

Të fundit