Flash News

KRYESORE

Tërhiqet Uashingtoni: Moska mund t’i zëvendësojë diplomatët e dëbuar

Tërhiqet Uashingtoni: Moska mund t’i zëvendësojë

Rusia mund të bëjë kërkesa për akreditime të reja që të zëvendësojë 60 zyrtarët të konsideruar nga SHBA-ja si spiunë dhe të përjashtuar në formë reprezalje në lidhje me helmimin e një ish-agjenti rus në Britani të Madhe, sipas një përgjegjësi amerikan.

Amerikanët njoftuan këtë javë largimin e 48 diplomatëve rusë që punonin në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe 12 të tjerë që punonin në misionin rus në OKB.

Ata kanë deklaruar gjithashtu mbylljen e konsulatës ruse në Siatëll në kuadër të një përgjigje të përbashkët mes aleatëve perëndimorë në lidhje me helmimin me gaz nervor të ish-agjentit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij.

Ndërkohë që Moska u kundërpërgjigj me të njëjtat masa, duke përjashtuar diplomatët e vendeve perëndimore nga territori i saj.

Këtij vendimi iu bashkua edhe Shqipëria, e cila dëboi dy diplomatë rusë, ndërsa me reciprocitetin e Rusisë, ambasada jonë në Moskë ka mbetur vetëm me ambasadorin.

Të fundit