Flash News

KRYESORE

Tërhiqet Urdhri i Stomatologut, nuk do ketë rritje të tarifave dentare

Tërhiqet Urdhri i Stomatologut, nuk do ketë rritje të tarifave

Urdhri i Stomatologut  ka anuluar vendimin për rritjen e tarifave dentare. Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.

“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.

Kujtojmë që ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës pezulloi vendimin e Urdhrit të Stomatologut, i cili vendos çmime dysheme për 13 shërbimet dentare.

https://politiko.al/autoriteti-i-konkurrences-pezullon-vendimin-e-urdhrit-te-stomatologut-kush-rrit-cmimet-gjobitet/

Sa do rriteshin çmimet:

Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, çmimi fillestar rritej nga 2,000 lekë, në 4,000 lekë të reja, ose 60% më shtrenjtë. Rritje do të kishte edhe për shërbimet e tjera dentare duke nisur nga vizita e thjeshtë që në asnjë rast nuk do të jetë më falas por 500 lekë.

Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi para janarit ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhej 5.000 lekë, baras 67% më shtrenjtë.

Edhe për një heqje dhëmbi apo për të pastruar gurëzat, shqiptarët do të duhet të paguanin dyfish nga janari edhe në vijim krahasuar me periudhën pararendës.

Të fundit