Flash News

KRYESORE

Tërmet i fortë në Greqi vret dy persona, shumë të plagosur. Tronditet edhe Turqia

Tërmet i fortë në Greqi vret dy persona, shumë të

Tmerr në Greqi, pas një tërmeti te fortë në Detin Egje, qe vrau te paktën dy persona në ishullin grek Kos, raportojne mediat e huaja referuar burimeve zyrtare.  Tërmeti me 6.7 goditi 12 km (shtatë milje) në veri-lindje të Kos, pranë bregut turk, me një thellësi prej 10 km. Tërmeti u regjistrua në oren 01:31 të nates. Të paktën 120 persona u plagosën në Kos, një destinacion i njohur turistik. Disa ndërtesa u dëmtuan.

Në qytetin turk të Bodrumit, disa njerëz u plagosën ndërsa u përpoqën të iknin nga tërmeti. Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare.

Dëmtime të mëdha ka pësuar gjithashtu edhe porti i ishullit, ku trageti i linjës nga Pireu nuk mundi të ankorohej.

Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën jashtë, nga frika e lëkundjeve qe pasuan termetin e forte.

Sizmologët kanë paralajmëruar se këto lëkundje do të vazhdojnë me javë, prandaj këshillojnë që njerëzit të bëjnë shumë kujdes e të mos qëndrojnë në banesa të vjetra.

Të fundit