Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm gjatë natës në detin Jon, magnituda 6.8 lëkund Greqinë dhe Jugun e Shqipërisë

Një seri tërmetesh kanë ngjallur panik gjatë orëve të natës së mbrëmshme në disa shtete ballkanike. Disa tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit me epiqendër në detin Jon, kanë alarmuar kryesisht banorët e shtetit fqinj, Greqi.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Jug të Shqipërisë, pasi forca e tërmeteve ka qenë shumë e madhe.

Më e fuqishme ka qenë ajo e shënuar rreth orës 22.54 me magnitudë 6.8. Ky tërmet u lokalizua 277 në Perëndim të Athinës dhe 126 km në juglindje të Patras.

Po ashtu, edhe në orët në vijim e deri në mëngjes janë shënuar edhe dhjetëra lëkundje të tjera, por me magnitudë më të ulët.

Deri tani është raportuar për dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike në shtetin fqinj. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Itali dhe në Maqedoni.

Të fundit