Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm në Greqi, panik edhe në Shqipëri, lëkundjet ndjehen deri në Tiranë

Një tërmet i fuqishëm është shënuar para pak minutash në Greqi, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit nga emsc.eu, tërmeti ka epiqendër në Greqi dhe është shënuar një lëkundje e fortë me magnitudë 5.1.

Trmetit është ndjerë edhe në shumë qytete të Shqipërisë, si në Korçë, Fier, e deri në Tiranë etj, duke përhapur panik te banorët.

Shqipëria është goditur disa herë gjatë periudhës së verës nga tërmetet, duke shënuar dëme të konsiderueshme materiale në disa zona si në Bulqizë, Klos, Mat, Gjiri i Lalëzit, por fatmirësisht pa të lënduar.

Të fundit