Flash News

KRYESORE

Tërmet i fuqishëm në Italinë qendrore, mbyllen shkollat në disa qytete

Tërmet i fuqishëm në Italinë qendrore, mbyllen shkollat

Panik dhe ulërima në Italinë qendrore. Ka qenë kjo situata e krijuar sot në orën 05.11 minuta të mëngjesit si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 4.7 të shkallës Richter me epiqendër në rajonin e Marche.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), tërmeti u përqendrua 2 km nga Muccia, në provincën e Macerata, dhe thellësia ishte rreth 9 km.

Përveç rajonit të Marche, goditja u ndje edhe në Umbria. Në këto kushte, autoritetet e kanë parë të arsyeshme që sot të mbyllen shkollat, shkruan corriere.it, raporton politiko.al.

"Sot ne mbyllim shkollat. Ne jemi duke kryer verifikime, fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Po shikojmë mundësi strehimi emergjent", thotë kryetari i komunës së Pieve Torina, Alessandro Gentilucci, një prej komunave të zonës së prekur.

Si pasojë e lëkundjeve të forta, është shembur kulla e vogël të kishës 600-vjecare të Santa Maria di Varano, sipas kryetarit Mario Baroni.

Lëkundjet janë ndjerë disa herë dhe kanë zgjatur disa sekonda, duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët, të cilët janë ngritur menjëherë nga gjumi dhe kanë dalë në rrugë.

Tërmeti është ndjerë edhe në Arezzo, Urbino, Rieti, Teramo, Pescara, Viterbo, Rimini, Ancona, Macerata, Ascoli Piceno, Terni, Perugia.

 

 

 

Të fundit