Flash News

KRYESORE

Tërmet me magnitudë 7.5 në Rusi, autoritetet amerikane japin paralajmërim për tsunami, më pas e anulojnë

Tërmet me magnitudë 7.5 në Rusi, autoritetet amerikane japin

Një tërmet me madhësi 7.5 goditi Ishujt Kuril të Rusisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet meteorologjike në Japoni nuk lëshuan asnjë paralajmërim për tsunami ndërsa autoritetet amerikane e anuluan një paralajmërim për Haëaii pas një tërmetit të fuqishëm.

Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit të Sh.B.A gjithashtu tha që Bregu Perëndimor i vendit, Alaska dhe British Columbia e Kanadasë nuk përballeshin me ndonjë rrezik tsunami nga tërmeti.

Disa nga zonat bregdetare të Sh.B.A-së mund të pësojnë ndryshime jo të dëmshme në nivelin e detit, shtoi agjensia, shkruan reuters.

Shoqata Meteorologjike e Japonisë gjithashtu tha se mund të ketë ndryshime të vogla të baticës, por tha se nuk ishte lëshuar asnjë paralajmërim.

Tërmeti, 218 km (135 milje) në jug-juglindje të qytetit të Severo, goditi në një thellësi prej 56.7 km (35 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Sh.B.A-së (USGS).

USGS kishte thënë fillimisht se tërmeti ishte 7.8, por pasi e rishikoi, rezultoi të jetë në 7.5.

Nuk ka raporte të deritanishme për dëme apo viktima.

Të fundit