Flash News

KRYESORE

Tërmet në Greqi, regjistrohen dy lëkundje me magnitudë të ulët edhe në Shqipëri

Pak pas mesnate në Greqi është regjistruar një tërmet. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Po ashtu, dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.

Të fundit