Flash News

KRYESORE

Tërmet Peçi i kërkon Ramës stadium kombëtar në Tepelenë, por shikoni çfarë ndodh me ekipin e futbollit

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi i kërkoi sot kryeministrit Rama të akordojë fonde për ndërtimin e një stadiumi kombëtar në Tepelenë, në të cilin të luheshin edhe ndeshjet e përfaqësueses. Madje, Pëçi propozoi që stadiumi të quhet arena ‘Ali Pasha.

Faktikisht këto duartrokitje nuk janë për mua, janë për komandantin [Ramën]. Siç bëri këtë mrekulli, kryeministri të na bëjë edhe një stadium për të gjithë Qarkun e Gjirokastrës. Emrin e vëmë si të duash, në do ‘Arena Ali Pasha’, apo si të duash”, u shpreh mes të tjerash Tërmet Peçi.

Nuk dihet nëse kërkesa e tij ishte në kuadrin e shakasë, pasi Telepena nuk shquhet për futboll, teksa ekipi aktual ndohet në Kategorinë e Dytë  – Grupi B dhe renditet në vendin e dhjetë.

Po ashtu, vlen të kujtohet se më 8 prill, futbollistët vendas rrahën lojtarët e Këlcyrës, sapo ata kaluan në avantash. Pas dhunës në fushë, një prej lojtarëve të Këlcyrës u ndëshkuar me karton të kuq dhe në fund vendasit përmbysën shifrat në 3:1 dhe për rrjedhojë fituan krejt takimin.

https://www.youtube.com/watch?v=pVAPBcf--CQ

[caption id="attachment_151575" align="alignleft" width="470"] Ne foto stadiumi i Tepelenes[/caption]

Të fundit