Flash News

KRYESORE

Tërmet Peçi i kthen përgjigje Tritan Shehut: Do ta bëj Tepelenën tamam ashtu publicitare, se unë merrem me punën...

Tërmet Peçi i kthen përgjigje Tritan Shehut: Do ta bëj

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Gjirokastrës, Tritan Shehu lidhur me projektin e një stadiumi të ri në Tepelenë. Shehu iu kundërshtoi projektin, duke thënë se prioritet është lufta kundër varfërisë dhe jo stadiumi.

Ndërkohë sot Tërmet Peçi i është përgjigjur plot ironi deputetit të PD-së. Në deklaratën e publikuar në faqen e Bashkisë Tepelenë, Peçi i referohet deputetit të PD-së si “shoku Tritan”, ndërsa i kujton me ironi ngjarjen në Lushnjë, ku Shehu u përzu me presh, si dhe i prezanton shumë projekte të tjera që po ndryshojnë Tepelenën. Peçi thotë gjithashtu se ai dhe qeveria ‘Rama’ do ta bëjnë Tepelenën publiçitare. Pas rendit një pjesë të planit të dy vjeçarit të ardhshëm, Tërmeti shkruan: “Këto dhe shumë të tjera që s’po i përmend janë punë dhe fakte konkrete ejani dhe shihni, jo si investimet tuaja që i dinë vetëm faturat e bankave se ku kanë shkuar. Po ti s’ke faj se këto janë rregullat që ka vendosur ish- kryetari yt se ndryshe se merr rrogën, se ky që kini tani vështirë se ka ndonjë shpresë i shkreti. Këto janë ato që bën bashkia e Tepelenës, stafi i saj dhe qeveria Rama i nderuar, do ta bëj Tepelenën tamam ashtu publicitare se fjalët e mëdha jua kam lën ju “gjuhëtarëve” , unë merrem me punën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkisë Tepelenë.

 

Të fundit