Flash News

KRYESORE

Tërmetet e vazhdueshme, qytetarët të frikësuar nga rreziku i vullkanit në kufi me Shqipërinë

Tërmetet e vazhdueshme, qytetarët të frikësuar nga rreziku i

Rajoni i Ohrit është goditur ditët e fundit nga disa tërmete dhe më i madhi ka qenë me magnitutë 5.1. Si pasojë e lëkundjeve, rreth 100 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, si dhe është shkaktuar panik në të gjithë zonën.

Por, banorët e fshatit Kosel në Ohër, nuk i frikësohen vetëm lëkundjeve të tokës, por edhe rrezikut të aktivizimit të vullkanit të vetëm aktiv në Ballkan. Vullkani Duvalo është i vetmi në të gjithë rajonin që vazhdon të jetë aktiv, megjithatë, shkenctarët nuk parashikojnë ndonjë shpërthim.

Duvalo ndodhet 740 metra mbi nivelin e detit dhe ka një krater të vogël prej 50 cm dhe me thellësi 30 cm.  Në vitin 2014-të, u vu re një aktivitet i shtuar i këtij vullkani, por ekspertët nuk dhanë sinjale për alarm, raporton Politiko.al.

Asnjë informacion nuk ekziston lidhur me shpërthimin e fundit të vullkanit dhe dëmeve që mund të ketë shkaktuar përgjatë historisë.

Vullkani Duvalo ndodhet 10 km larg qytetit të Ohrit, 40 km nga Manastiri, 66 km nga Elbasani, 94 km nga Tirana, 108 km nga Shkupi, 172 km nga Prishtina dhe 194 km larg nga Mitrovica.

Të fundit