Flash News

KRYESORE

Tërmetet, LSI: Të shpallet emergjenca civile, kryeministri po bën show mediatik

Tërmetet, LSI: Të shpallet emergjenca civile, kryeministri po bën

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një deklarate për mediat ka shprehur tronditje për tërmetet në vend, duke theksuar se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës civile.

“Përballimi i situatës, përgjegjësi e qeverisë. Qeveria 4 orë para TV, qytetarët nuk kanë nevojë për shoë. Qytetarët kanë nevojë për punë në terren”, tha mes të tjerash Vasili.

Deklarata e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Shqipëria ndodhet dhe po kalon momente shumë të vështira pas një tërmeti, i cili nuk ishte parë dhe nuk ishte provuar prej gati 30 vitesh, një tërmet shumë i rëndë dhe besoj një histori, nga më tronditëset, me të cilën janë përballur qytetarët shqiptarë, të cilët sot duhet të jenë më solidarë se çdo herë me njëri-tjetrin, por njëherazi duhet të jenë dhe shumë të kujdesshëm se një ditë më parë për shkak të një situate, e cila solli një moment shumë të vështirë, por ende është një situatë, e cila kërkon një përkujdesje shumë të madhe për daljen prej saj sepse dhe ky është një moment tepër delikat dhe i vështirë.

Lidhur me përballimin e situatës, sigurisht që përgjegjësia kryesore, e drejtpërdrejtë është e qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare sot ka konsumuar orë të tëra me kryeministrin shqiptar, mbi 4 orë në media, ndërkohë që shqiptarët të gjithë nuk kanë nevojë për të dëgjuar më mbledhje kilometrike, nuk kanë nevojë më për shown kilometrik. Kanë nevojë për komunikim operativ të menjëhershëm, fakte konkrete dhe njerëz në tërren.

Nuk kanë nevojë shqiptarët që të kenë prefektet e tyre të mbledhur në mbledhje të pafundme të kryeministrit, por i kërkojnë të jenë atje në terren. Nuk i kërkojnë bashkitë të vijnë e të mblidhen së bashku dhe deputetët të bëjnë sikur bëjnë ndarjen e punës dhe kjo ndarje pune duhet të ishte mbaruar që mbrëmë në orën 11:00 apo 12:00 të natës apo më përpara dhe sot të gjithë duhet të ishin në terren.

Sot, nuk ka më nevojë që shqiptarët të shikojnë sesi kryeministri bën dhe inxhinierin e ndërtimit e specialistin e ndërtimit e të gjitha specialitetet e botës në vend që të bëjë detyrën e tij të organizimit dhe të organizimit të strukturave, të cilat kanë përgjegjësi shtetërore për të mbajtur situatën në kontroll dhe për të kaluar pasojat.

Në radhë të parë, përderisa ky tërmet është i këtyre dimensioneve, i këtyre përmasave, i cili ka shqetësuar edhe opinionin ndërkombëtar, kryeministri njëherazi informon që figura të mëdha shtetesh janë preokupuar për këtë çështje, reagimi i parë do të ishte shpallja e emergjencës civile.

Kur do të shpallet emergjenca civile? Çfarë situate më të rëndë presin shqiptarët sesa kaq? Të një tërmeti kaq të rëndë, të paparë! Së dyti, Kryeministri nuk ka nevojë të na lodhë me shoë, me biseda, me teorira të sigurimit të banesave, sot që kemi një hall koke siç thonë shqiptarët. Po të thotë se cilat janë paratë në dispozicion të kësaj situate, sa milionë janë në dispozicion të kësaj situate?

Të fundit