Flash News

KRYESORE

Tërmetet në jug, 13 banesa të dëmtuara. Kërkohet strehimi i banorëve

Tërmetet në jug, 13 banesa të dëmtuara. Kërkohet

Që prej ditës së premtes, jugu i vendit është lëkundur disa herë si pasojë e tërmeteve të rëna. Raportohet se në zonë e Vlorës janë dëmtuar 13 banesa.

Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Vlorës diskutoi për ndihmën që duhet t’u jepet banorëve në fshatin Bashaj, Matogjin dhe Vërmik të bashkisë Selenicë. Nga emergjencat civile u kërkuan çadra për të strehuar banorët.

“Problemi i ditës është sistemimi i tre familjeve në fshatin Bashaj, në dy variante, ose sistemin në shkollë, ose nëpërmjet Kryqit të Kuq dhe rezervave materiale të Shtetit dhe kemi kërkuar të paktën 10 çadra familjare, për të bërë të mundur që shumë shpejt të jenë në zonë dhe të administrohen nga bashkia Selenicë”, thotë Flamur Mamaj, prefekti i qarkut Vlorë.

Të fundit