Flash News

KRYESORE

Tërmetet në Korçë/ 16 lëkundje në 7 orë, mblidhet Shtabi i Emergjencave

Tërmetet në Korçë/ 16 lëkundje në 7 orë,

Në Korçë frika vazhdon që të jetë e madhe për shkak të tërmeteve që nuk kanë të ndalur. Ditën e sotme ka pasur të tjera lëkundje, të cilat kanë shkaktuar edhe më shumë frikë e pasiguri te banorët. Zonat më të prekura janë Floqi, Vidova dhe Qafëzeza. Në total janë dëmtuar 307 banesa, e 95 prej tyre të shkatërruara plotësisht.

Sot u mblodh Shtabi i Emergjencave, ku diskutoi për ndihmën që do t’u jepet banorëve të prekur nga tërmetet. Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari ka deklaruar se 290 banorë kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti. Ai tregoi masat që do të merren.

"121 banesa në disa fshatra janë plotësisht të rrënuara. Banesat ose do rindërtohen, ose do bëjmë lagje të re në Floq. Godina e ish- maternitetit të Korçës në dispozicion të banorëve. Objektiv është që të ulet numri i çadrave", deklaroi Spirollari.

Të fundit