Flash News

KRYESORE

Tërmetet/ Ngjalli panik me parashikimet për Shqipërinë, kush është sizmologu grek: I paditur disa herë për paralajmërime blof

Tërmetet/ Ngjalli panik me parashikimet për Shqipërinë, kush

Mbrëmë, një situatë paniku mbërtheu banorët e Tiranës dhe Durrësit, të cilët lanë shtëpitë e tyre në orët e vona të natës dhe zbarkuan në sheshe , disa vërshuan edhe jashtë kryeqytetit.

Shkak u bë jo vetëm një goditje tjetër që u ndje nga të gjithë mbrëmë rreth orës 22.00, por edhe një paralajmërim i sizmiologut grek Akis Tselentis, i cili u citua më herët nga presidenti Meta për pasoja të mundshme nga tërmeti.

Por, kush është Akis Tselentis. Në Greqi konsiderohet si ‘fyerje e komunitetit akademik të Greqisë’, apo si person me psikoza të çuditshme.

Po ashtu, ai është paditur disa herë në shtetin grek për shkak të paralajmërimeve që fatmirësisht nuk kanë rezultuar të sakta.

Kështu, sipas ‘news 24’, në 2008 parashikoi tërmet të fortë në Achaia, ndërsa kryebashkiaku e paditi për përhapje paniku.

Në tetor 2016 pas tërmetit në Itali, paralajmëroi se i radhës është në Greqi, por që nuk ndodhi. Po ashtu, në vitin 1999 e gjithë Athina doli e gjitha në rrugë, pas një paralajmërimi të sizmologut Tselentis.

Të fundit