Flash News

KRYESORE

Tërmetet/ Rama: Ekzaminim i plotë i ashensorëve nga ndërtuesit, do parashikohet në kontratën e blerjes së apartamenteve

Tërmetet/ Rama: Ekzaminim i plotë i ashensorëve nga

Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për shtyp ku foli për situatën e krijuar nga tërmeti i fuqishëm që ra ditë më parë, nga i cili u dëmtuan me dhjetra banesa.

Ndër të tjera Rama foli për masat detyruese ndaj ndërtuesve që do të merret në lidhje me ekzaminimin e ashensorëve. Kujtojmë se gjatë tërmetit në disa pallate të Tiranës pati probleme të tilla, ku disa qytetarë mbetën të bllokuar në ashensor.

Kryeministri u shpreh se ekzaminimi i plotë i ashensorëve do të përfshihet në kontratën dhjetë vjeçare që do të bëhet me ndërtuesit dhe investitorët.

Gjithashtu, Rama sqaroi se do të akordohet nga buxheti i shtetit edhe një vlerë prej 10 milion lekësh të vjetër, sepse sipas tij ‘ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin, por ka impakt me rëndëi për familjet’.

“Përjashtimisht për këtë periudhë të vitit të lejohen autoritete kontraktore, duke iu referuar të prekurve nga tërmeti për të plotësuar nevojat e tyre me vlerë deri në 10 mln lekë të vjetra se ka shumë nevoja që kushtojnë pak në raport me volumin, por ka impakt me rëndëi për familjet.

Ekzaminim të plotë për ashensorët, është në impakt që parashikon masat detyruese për ndërtuesit, për investitorët, për një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar me blerësit e apartamenteve. Mbulim i dëmeve edhe në rast shembje.

Mbulon dëmet ndaj të tretëve kur për shkak të terrenit apo defekte në ndërtim, ndërtimi shembet tërësisht ose paraqet rrezik shembje apo defekte të tjera serioze. Godinat e kaluan ‘testin’ me sukses pas goditjes së fortë të tërmetit”, tha Rama.

Të fundit