Flash News

KRYESORE

Tërmetet s’kanë të ndalur, një tjetër u regjistrua në mesnatë, ku ishte epiqendra këtë herë

Tërmetet vijojnë të jenë aktivë në territorin e Shqipërisë. Një tjetër u regjistrua mbrëmë në orët e vona, por këtë herë epiqendra është zhvendosur nga Veriu drejt Fushë-Krujës.

Fatmirësisht, tërmeti nuk ka qenë i fuqishëm. Sipas sizmiologëve, tërmeti ishte me magnitudë 1.3 dhe thellësi 17 km.

Lëkundjet e tërmetit vijojnë ende të jenë të vazhdueshme që prej atij të fundit me magnitudë 5.1, ku si pasojë pati shumë dëme materiale në Mat, Bulqizë, Burrel dhe Klos.

Të fundit