Flash News

KRYESORE

Tërmetet, Veliaj falenderon zjarrëfikësit dhe ironizon PD: Heronjtë e vërtetë meritojnë shpërblim, jo si ata që ikin nga tavolinat

Tërmetet, Veliaj falenderon zjarrëfikësit dhe ironizon PD:

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gjatë një takimi me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore ka folur për situatën që u krijua pas tërmeteve në vend. Veliaj njoftoi se për zjarrëfikësit do të ketë shpërblim monetar.

“Tërmeti ishte një moment gjunjëzimi para natyrës. Punonjësit e emergjencave civile janë heronj. Ata qëndruan 72 orë pa gjumë, në krye të detyrës”-tha Veliaj.

Kryebashkiaku nuk kurseu as ironinë për opozitën, referuar edhe largimit dje nga tryeza për Reformën Zgjedhore.

“Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”-tha Veliaj.

 

Të fundit