Flash News

KRYESORE

Tërmeti 6 ballësh godet Turqinë, ekspertët japin alarmin: Mos hyni në shtëpi!

Mediet turke raportojnë se dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.2 dhe 6 ballë të shkallës Rihter kanë tronditur sot Turqinë.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 13:30 në Turqinën perëndimore, ndërsa epiqendra ishte në zonën e Denizlisë.

Tërmeti 6 ballësh është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndimore.

“Mos hyni në shtëpi. Parashikohet të ketë tërmete të tjera. Tërmetet janë me një thellësi shumë të cekët, ndaj dhe ata mund të jenë më të forta dhe me pasoja të rënda”, kanë thënë ekspertët.

Ndërkohë, mediet turke kanë publikuar edhe pamje nga tërmeti.

Të fundit