Flash News

KRYESORE

Tërmeti 6,5 ballë godet Kinën, 5 të vdekur, 60 të plagosur

Tërmeti 6,5 ballë godet Kinën, 5 të vdekur, 60 të
Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë të shkallës Rihter goditi provincën jugperëndimore të Siçuanit, rreth 280 kilometra në veri të qytetit të Çengdusë, njoftoi USGS-ja. Sipas Qendrës kineze të Rrjeteve të Tërmeteve (CENC), goditja kishte një magnitudë prej 7,0 ballësh dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur 5 persona dhe 60 të tjerë janë plagosur. USGS-ja tha se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa Hsinhua-ja raportoi për thellësi 20 kilometra. ”Dridhjet e tokës u ndjenë deri në Pekin, 1 200 kilometra larg”, tha Hsinhua.

Më 12 maj 2008 një tërmet 8,0 ballësh goditi Siçuanin dhe shkaktoi 87 000 të vdekur.

Të fundit