Flash News

KRYESORE

Tërmeti, Ahmetaj tregon vendimin për procesin e rindërtimit: Do përfitojnë edhe banesat që ishin pa leje

Tërmeti, Ahmetaj tregon vendimin për procesin e rindërtimit: Do

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, gjatë  një konferencë për mediat lidhur me situatën pas tërmetit, njoftoi se nga procesi i rindërtimit do të përfitojnë edhe ata që kanë pasur ndërtime pa leje.

"Rindërtimi, që nga shtëpitë tek pallatet apo qytezat urbane që do të ndërtohen dhe planifikohen në Bashki të ndryshme, të gjitha do të kenë bazën kushtetuese ku është e domosdoshme. Aty ku ka ndërtime pa leje, shteti të marrë përsipër që ajo familje të përfitojë nga programi i rindërtimit, kundrejt kushteve të përcaktuara nga VKM. Ne kemi bërë dy mbledhje, tani nëpërmjet vendimi detajohet funksioni i tij", tha Ahmetaj.

Të fundit