Flash News

KRYESORE

“Tërmeti apokaliptik”, Presidenca thirrje Ramës: Merr masa në kohë, pasojat janë për jetët e qytetarëve

“Tërmeti apokaliptik”, Presidenca thirrje Ramës: Merr masa

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bahri Shaqiri, iu ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij t’i përgjigjen letrës së Kreut të Shtetit, Ilir Meta, për alarmin e dhënë një ditë më parë se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik.

Në një dalje për mediat Shaqiri theksoi se letra e presidentit erdhi pas shqetësimit të ngritur e pasqyruar nga një sërë mediash fqinje, lidhur me parashikimin e bërë për tërmet nga Akis Tselentis.

“Mungesa e papërgjegjshmërisë institucionale për të trajtuar fatkeqësitë natyrore. Meta iu drejtua dje me letër Ramës, Braçes dhe Xhaçkës për masat për përballimin e fatkeqësive natyrore, me qëllim parandalimin e fatkeqësive. Qëllimi i kësaj kërkese ishte parandalimi në pasoja i jetës së qytetarëve.

Meta me përgjegjësi të plotë ka zgjedhur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi për të marrë masat e plota në të mirë të qytetarëve. Greqia nuk është fqinje e Zelandës së Re, por e Shqipërisë. Të marrim masa për një fatkeqësi natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti.

Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar nga pasojat e tërmetit në Korçë, ishte dhe është e mjaftueshme që Meta të kërkojë marrjen e masave në kohë. Rama ka për detyrë t’i përgjigjet me seriozitet kërkesës së Metës. Presidenti garanton se askush nuk do ta ndalojë në ushtrimin e kompetencave në mbrojtje të qytetarëve”, tha këshilltari i Metës.

Të fundit