Flash News

KRYESORE

‘Tërmeti apokaliptik’, Xhaçka i përgjigjet shqetësimit të Metës me rastin e Korçës: Prova më domethënëse si punon qeveria

‘Tërmeti apokaliptik’, Xhaçka i përgjigjet

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me një përgjigje zyrtare ka reaguar ndaj shqetësimit të presidentit Meta, i cili paralajmëroi se një tërmet apokalipktik që do të godasë Ballkanin vitin e ardhshëm.

Në përgjigjen zyrtare dërguar në presidencë, Xhaçka shkruan se parashikimi i tërmeteve është përtej mundësive të shkencës dhe sjell rastin e tërmetit në Korçë duke thënë se qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore.

“Pas konsultimeve edhe me IGJEUM, parashikimi i tyre është i pamundur. Vetë sizmiologu Tsentelis përgënjeshtroi lajmin e rremë që u bë shkas për shqetësimin tuaj. Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore dhe janë më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat” shkruan xhaçka në përgjigjen ndaj Presidentit të Republikës ku thekson ndër të tjera se kapacitetet reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm.

“Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona. Shprehja më e qartë e seriozitetit të punës sonë është ligji “Për Mbrojtjen Civile” i cili po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji është asistuar nga ekspertë vendas e të huaj transformon qasjen ndaj emergjencave. Ligji “Për Mbrojtjen Civile” zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore. “ thuhet ndër të tjera në letrën që ministrja Xhaçka i ka dërguar sot Presidentit të Republikës.

Të fundit